Messi theu rekordin e Eto’os

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Në minutat përfundimtare të sfidës ndaj Herculesit, Lionel Messi e dëshmoi edhe njëherë prejardhjen e tij nga Jupiteri, duke shënuar dy gola të shpejtë.
Mirëpo, më me rëndësi në gjithë këtë është se ai ka thyer si zakonisht edhe një rekord, kësaj radhe atë të Samuel Eto’os prej 108 golave në La Liga. Messi me dy golat e shënuar dje ndaj Herculesit në konton e vet ka 109 gola në La Liga.
Kjo ranglistë është e kryesuar nga Cesar dhe Kubala, të cilët kanë 195, respektivisht 131 gola në La Liga. Nëse flasim për të gjitha garat zyrtare, atëherë përsëri Messi mbetet prapa me 164 gola, pasi Cesar dhe Kubala kanë 235 respektivisht 196 gola në të gjitha garat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...