Suarez: Liverpooli është në top katërshe

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Transferi i ri i Liverpoolit, sulmuesi Luis Suarez ka pasur vetëm fjalë të mira për klubin nga Anfield, të cilin e sheh si pikë-ngritje në karrierën e tij, ndërsa e sheh të mërkurën si ditë të debutimit të tij.
“Jam i lumtur. Është me rëndësi për të gjithë transferimi në një klub të tillë. Është rast i mrekullueshëm për mua”.
“Është klub i bukur. Të gjithë duan të luajnë këtu. Liverpooli gjithmonë luan në Ligën e Kampionëve ose Europa League dhe poashtu i përket top katërshes në Ligën Premier”, theksoi Suarez.
Ai shtoi se nuk ishte në dijeni për arritjen e marrëveshjes, pasi ishte i gatshëm të paraqitej ndaj Nac Bredas të dielën në Eredivisie, por pranoi se e ka pasur të pamundur refuzimin e një oferte nga The Reds.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...