Milani interesohet për Reto Ziegler

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Rossonerët kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Sampdorias, Reto Ziegler- ka thënë agjenti i lojtarit, Giuseppe Bozzo.
Përfaqësuesi i 25-vjeçarit ka caktuar takim me drejtuesit e Sampdorias për të folur në lidhje me disponueshmërinë e klientit të tij.
“Tash për tash është vetëm një ide, diçka më shumë se një mundësi”, ka thënë Bozzo për tuttomercatoweb.
Milani ka tentuar ta zëvendësojë të lënduarin Gianluca Zambrotta me anë të Ignazio Abates, Daniele Boneras dhe Luca Antoninit, mirëpo suksesi i tyre në këtë pozitë ka qenë i kufizuar, ndërsa zvicerani Ziegler konsiderohet si lojtar i denjë për këtë pozitë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...