Alves do të mungojë dy javë

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut, Daniel Alves, do të mungojë nga 10 deri në 15 ditë.
Braziliani u lëndua të dielën në ndeshjen kundër Malagas, ndërsa ekipi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se ai ka pësuar një lëndim të vogël në këmbën e djathtë.
Sipas njoftimit të Barcelonës, Alves pritet të mungojë në ndeshjet e La Ligas, kundër Racing Santanderit dhe Herculesit, si dhe në ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Betisit, dhe po ashtu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës nëse Barca kualifikohet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...