Tiago pensionohet nga kombëtarja

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Atletico Madridit, Tiago Mendes, ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë për arsye personale.
“E bëj për arsye personale, dhe po ashtu se e kam kuptuar se një cikli i ka ardhur fundi sa i përket kontributit tim në kombëtare, dhe njëkohësisht mendoj se ka ardhur koha t’u jepet mundësia lojtarëve të rinj të futbollit portugez që të kenë hapësirën e tyre, sikurse unë që e pata tetë vite më parë”, shkruan në deklaratën e Tiagos të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit.
Tiago ka debutuar për përfaqësuesen e tij në vitin 2002 në një ndeshje miqësore kundër Skocisë, ndërsa është paraqitur në 58 ndeshje me fanellën e kombëtares dhe ka shënuar tre gola.
Mesfushori aktualisht luan te Atletico Madridi ku është i huazuar nga Juventusi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...