Mourinho: Klubi e di çfarë dua!

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho u ka thënë mediumeve spanjolle se ai e ka ditur që sulmuesi Gonzalo Higuain do të mungojë ashtu siç është konfirmuar për katër muaj, ndërsa edhe njëherë ka kërkuar transferimin e një sulmuesi të ri.
“Për dy muaj Higuain do të rikthehet në stërvitje dhe pas dy muajve të tjerë ai do të mund të luajë, por nuk do të jetë 100% i gatshëm deri në fund të sezonit. Kjo është çfarë kam pritur. Nuk jam i zhgënjyer”.
“Unë kam biseduar me klubin dy muaj më parë dhe ata kanë qenë gjithnjë të sinqertë. Unë nuk jam mjek, por përvoja më ka thënë se ai nuk do të luajë deri në fund të sezonit. Klubi e di mendimin tim për një sulmues të ri. Ekipet e mëdha kanë shumë sulmues, por ne kemi vetëm Karim Benzeman”, deklaroi Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...