Redknapp: Becks nuk luan ndaj United

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

David Beckham ka filluar stërvitjet te Tottenhami dhe përkundër faktit se nuk ka nënshkruar me klubin nga White Hart Lane, menaxheri Harry Redknapp beson se edhe po që se Becks nënshkruan për Spursat deri në fund të javës, ai nuk do të luajë ndaj Manchester Unitedit në fundjavë për shkak të formës së dobët fizike.
“Ai nuk do të startojë ndaj Manchester United edhe nëse transferohet te ne”.
“Ai nuk është i përgatitur dhe ai e di këtë. Do t’i marrë atij disa javë për t’u rikthyer pranë formës fizike të cilën është mësuar ta ketë”, theksoi Redknapp.
“Përvoja nuk mund të mposhtet me asgjë dhe Beckham e ka këtë me shumicë. Nuk ka lidhje si luani, por kur keni ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, atëherë përvoja është e mirë se ardhur”, përfundoi menaxheri i Spursave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...