Zyrtare: Kraft portieri i parë i Bayernit

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Louis Van Gaal u ka dhënë fundin spekulimeve se kush do të jetë portieri i parë i bavarezëve gjatë pranverës. Holandezi ka konfirmuar të mërkurën se i riu Thomas Kraft do ta zëvëndësojë në portë veteranin Hans-Jorg Butt.
“Unë kam përgjegjësinë që si trajner të zgjedh lojtarët më të mirë. Unë jam trajner që punon në bazë të paraqitjeve. Butt e ka bërë punën e tij shumë mirë. Por, Kraft është përmirësuar dhe mendoj se ne mund të mbështetemi në Kraft”.
“Nëse Kraft ndodh që të mos luajë mirë, atëherë Butt përsëri do të jetë numri një”, deklaroi Van Gaal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...