Higuain operohet me sukses, mungon katër muaj
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, do të pauzojë rreth katër muaj pasi mbrëmë i është nënshtruar me sukses operacionit.
23-vjeçari argjentinas udhëtoi në Chicago, SHBA, për të realizuar operacion në kurriz pasi trajtimet alternative nuk ishin në gjendje ta përmirësojnë gjendjen e tij dhe dhimbjet që shkaktonte devijimi i një disku.
Mjeku i cili e ka operuar lojtarin, thotë se sulmuesi do të kthehet në fushë pas katër muajsh, por shton se do të ketë nevojë deri në një vit që ai të jetë 100% në formë.
“Operacioni kaloi shumë mirë. Periudha e rikuperimit të tij është katër muaj, por që lojtari të jetë 100% i gatshëm, pas çdo operacionit, është i nevojshëm një vit”, ka thënë mjeku Richard Fessler.
Category: Futboll
0 Komente