IFFHS: Interi klubi më i mirë i vitit 2010

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS) ka bërë të ditur se Interi është klubi më i mirë në botë për vitin 2010.

Nerazzurët patën një vit të shkëlqyeshëm pasi në maj arritën të fitojnë tre tituj, duke ngritur Kupën e Italisë, Skudetton dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas triumfuan edhe në Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve.


IFFHS sot ka bërë të ditur se Inter e ka mbyllur vitin 2010 në maje të renditjes botërore të klubeve pasi ekipi italian ka fituar plot 300 pikë.


Bayern Munichu e ka mbyllur vitin në pozitën e dytë me 268 pikë, respektivisht dy më shumë se ekipi i tretë i renditur, Barcelona.


Në vazhdim 10 klubet më të mira për vitin 2010:


1. (2) Inter (Itali) 300 pikë
2. (3) Bayern Munich (Gjermani) 268 pikë
3. (1) Barcelona (Spanjë) 266 pikë
4. (5) Atletico Madrid (Spanjë) 244 pikë
5. (4) Estudiantes (Argjentinë) 235 pikë
6. (8) Liverpool (Angli) 232 pikë
7. (10) Internacional (Brazil) 231 pikë
8. (6) Chelsea (Angli 222 pikë
7. (6) Manchester United (Angli) 222 pikë
10. (18) Porto (Portugali) 219, 5 pikë
11. (9) Real Madrid (Spanjë) 218 pikë
20. (14) Valencia (Spanjë) 190 pikë
38. (45) Villarreal (Spanjë) 174 pikë
39. (25) Sevilla (Spanjë) 173 pikë

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...