Interi afër transferimit të Castaignos

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Interi raportohet se është shumë afër për të arritur marrëveshje me sulmuesin e Feyenoord, Luc Castaignos, edhe pse sulmuesi do të vazhdojë të luajë për klubin aktual.
La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport shkruajnë se Marco Branca do të bëjë një ofertë bindëse për 19-vjeçarin, duke ofruar 5.5 milionë euro.
Ekipi holandez ka kërkuar 6 milionë euro, por nuk besohet se kjo mund të jetë problem për Interin. Sapo marrëveshja të arrihet, sulmuesi do të vazhdojë të luajë në Holandë deri në fund të sezonit, para se të veshë fanellën zikaltër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...