Spanja mbetet e para në renditjen e FIFA-s

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Lojtarët e Spanjës Spanja ka ruajtur kreun e renditjen e FIFAs me Holandën që tash pushton pozitën e dytë para Gjermanisë.
Siç edhe është pritur, nuk ka pasur shumë ndryshime në top 10-shin për renditjen e parë të FIFA në Vitin e Ri, pasi po thuajse nuk ka pasur asnjë aksion në nivel kombëtar.
Kampioni në fuqi i botës, Spanja, vazhdon të pushojë pozitën e parë, para Holandës dhe Gjermanisë. Brazili është përfaqësuesja e rreshtuar më së larti nga Amerika e Jugut dhe pushton pozitën e katërt, derisa rivali i saj, Argjentina, ndodhet në të pestën.
Egjipti mbetet ekipi më i mirë afrikan në renditje, edhe pse ata kanë rënë nga pozita e nëntë në të 10-tën, duke shkëmbyer kështu vendet me Kroacinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...