Mourinho sërish vë në dyshim të ardhmen me Realin

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, edhe një herë ka hedhur dyshime në të ardhmen e tij me klubin spanjoll.
Duke folur për O Jogo, Mourinho ka thënë se ai nuk e di nëse mund të fitojë ndaj disa njerëzve brenda klubit, pasi zakonisht është mësuar të luftojë ndaj kundërshtarëve të jashtëm.
“[Real Madridi] nuk është i strukturuar në shkallën që është e nevojshme. Klubi vuan nga mungesa funksionale. Në klub të gjithë duhet të punojnë për të njëjtin qëllim. Në futboll, unë gjithmonë i kam fituar betejat kundër rivalëve të huaj. Nuk e di nëse mund të fitoj ndaj rivalëve të brendshëm”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...