Mourinho: Xavi duhet ta kishte fituar Topin e Artë

dardanmiftari | Tuesday, January 11, 2011 | 1 Komente

Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, mendon se Xavi duhet të ishte fituesi i FIFA Topit të Artë.
Mesfushori i Barcelonës u mposht nga bashkëlojtari i tij Lionel Messi për shpërblimin e lojtarit më të mirë të vitit të kaluar, që për të parën herë u nda si çmim i përbashkët i FIFA dhe revistës franceze France Football.
“Messi është një lojtar nga një botë tjetër, por mua më vjen keq për (Wesley) Sneijder, Cristiano (Ronaldo), (Iker) Casillas, (Andres) Iniesta dhe Xavi, i cili është një djalosh të cilin e njoh si fëmijë dhe i cili meritoi ta fitojë një në karrierën e tij”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. jo valla edhe xavi esht ma i mir po messi nuk krahasohet me as ni futbollist messi esht ma i forti dhe e ka merituar topin e artë

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...