Pellegrini nuk shqetësohet për Realin
Trajneri i Malaga, Manuel Pellegrini, nuk ka menduar për ish-klubin e tij Real Madrid pas disfatës nga Barcelona.
Pavarësisht humbjes 4-1, Malaga nxori rezultat më të mirë se ish-ekipi i tij madrilen, që u mposht 5-0 nga Barcelona.
“Unë jam te Malaga tash dhe jam i fokusuar te ky klub. Ne humbëm 4-1 dhe kjo është mjaft zhgënjyese. Ajo çfarë bëjnë ekipet tjera nuk më shqetëson mua”, ka thënë Pellegrini.
Category: Futboll

















0 Komente