Xavi: Shtypi madrilen nuk na destabilizon

dardanmiftari | Monday, January 17, 2011 | 0 Komente

Xavi ka akuzuar shtypin e Madridit se përpiqet të destabilizojë dhomën e veshjeve të Barcelonës.
Mesfushori ka hedhur poshtë supozimet se në zhveshtoren e Barcës ka pasur çarje për shkak të triumfit të Lionel Messi në çmimin FIFA Topi i Artë. Për shumicën, Xavi e meritoi shpërblimin për shkak të triumfit të Spanjës në Kupën Botërore. Por vetë lojtari mendon se argjentinasi është më i miri nga të gjithë.
“Është e qartë se nga atje (Madrid) ata bëjnë gjithçka të na destabilizojnë, por ne vetëm qeshemi. Tentimet janë pjesë të shout. Thjesht është e drejtë që Leo fitoi, ai është lojtari më i mirë dhe po thuajse sigurisht se do të jetë një prej pesë më të mirëve të të gjitha kohërave”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...