Përgjigjet ‘el Messiah’, hettrik Betisit

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Carles Puyol dhe Lionel Messi Lionel Messi i është përgjigjur rivalit të tij të përbetuar Cristiano Ronaldos me një hettrik fantastik ndaj Betisit në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat astronomik, 5-0.
Betisi u mbajt mjaft mirë dhe u shfaq i rrezikshëm përgjatë pjesës së parë, derisa Lionel Messi e paraboloi portierin mysafir pas asistimit nga Andres Iniesta për ta përmbyllur kështu pjesën e parë me epërsi minimale.
Gjatë pushimit Messi e planifikoi revanshin për Ronaldon, duke realizuar kështu në minutat 62’ dhe 73’ edhe dy gola tjerë të cilët e përfunduan ndeshjen pranë rezultatit 3-0.
Sa për formalitet shënuan Pedro me ndihmën e Alves (76’) dhe Seidou Keita (83’) me asistimin e dytë të Andres Iniestas në ndeshje për 5-0.
Barcelona tashmë mund të konsiderohet e kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey pasi në ndeshjen kthyese edhe po të paraqitet me maturantë nuk do të eliminohet, ndërsa në gjysmëfinale do ta presë ose Almerian ose Deportivo La Corunan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...