Interi dhe ‘leopardi’ janë gjallë!

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Italia ndaj Genoas me rezultat 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.
Interi ishte ekipi më i mirë në këtë takim e në veçanti u dallua leopardi, Samuel Eto’o me dygolëshin e tij në minutat 15’ dhe 43’. Edhe njëherë u shqua Maicon, i cili nën Leonardon po shfaq aftësitë e tij si asistues nanometrik.
Mirëpo, Genoa nuk u spraps. Së pari ishte Houssine Kharja ai që dramatizoi me anë të penaltisë ndeshjen në Meazza me rezultatin 2-1 (54’). Mirëpo, atij iu përgjigj shpejtë McDonald Mariga me golin e tij (59’) për 3-1.
Giuseppe Sculli sa për prestigj në minutën e fundit realizoi për 3-2, por më kot, pasi që Nerazzurët në çerekfinale do të takohen me Parmën ose Palermon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...