Edhe Blackpool poshtëron The Reds

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Blackpooli ishte i pamëshirshëm për Liverpoolin në ndeshjen e zhvilluar në Bloomfield Road, duke mposhtur The Reds me rezultat 2-1.
Liverpooli u përmbys nga Blackpool në ndeshjen e mbetur e cila u anulua pak javë më parë për shkak të borës, pasi epërsia e krijuar me anë të Fernando Torres (3’), nuk u mjaftoi The Reds.
Përgjigja e vendave erdhi shpejtë për barazimin e rezultatit me anë të Taylor-Fletcher (12’). Blackpooli realizoi golin e fitores pas asistimit të Ian Evatt bërë për D.J. Campbell i cili realizoi me kokë (69’) për golin e fitores.
Me këtë disfatë Liveprooli thellon krizën me 25 pikë në pozitën e 13-të, ndërsa Blackpooli mund të gëzohet me pozitën e nëntë dhe 28 pikët e grumbulluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...