Ipswich i fortë për Arsenalin

dardanmiftari | Thursday, January 13, 2011 | 0 Komente

Cesc Fabregas Skuadra nga Championshipi anglez (kategoria e dytë), Ipswich ka shkaktuar befasinë absolute duke mposhtur në ndeshjen e parë Arsenalin në kuadër të Carling Cup me rezultat minimal 1-0.
Arsenali është skuadra e vetme e mbetur në Carling Cup duke qenë favorit për ta fituar këtë trofe, por se nuk do ta ketë të lehtë e vërtetoi Ipswich Town.
Përkundër përpjekjeve, posedimit dhe rasteve, ishte Tamas Priskin (78’) ai që shokoi Arsenalin dhe ndezi tifozët për fitoren e madhe prej 1-0.
Tani Arsenalit nuk i mbetet asgjë tjetër pos që të shtrëngojë dhëmbët për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Emirates.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...