Sevilla, barazim në El Madrigal

dardanmiftari | Wednesday, January 12, 2011 | 0 Komente

Giuseppe Rossi Sevilla ka arritur të nxjerrë një barazim sensacional prej 3-3 në ndeshjen jashtëzakonisht interesante të zhvilluar në El Madrigal ndaj Villarrealit.
Vendasit e Villarreal e filluan shumë më mirë takimin. Edgar Cani shënoi në minutën e 24-të për 1-0 para se pesë minuta më vonë Giuseppe Rossi ta dyfishonte epërsinë. Mirëpo Sevilla u përgjigj (39’) me anë të Alvaro Negredos për 2-1.
Në pjesën e dytë Villarreali e zgjeroi epërsinë në 3-1 (55’) me anë të Marcos Ruben, mirëpo përsëri Alvaro Negredo e bëri ndeshjen interesante duke ngushtuar për 3-2 pas një ore lojë.
Mirëpo, kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me një fitore të Villarrealit, për befasinë u përkujdes Alexis (88’) që heshti tifozët në El Madrigal për 3-3.
Me këtë barazim Sevilla ia lejon vetes komoditetin për ndeshjen kthyese, pasi që do të kualifikohej edhe me një barazim 0-0 në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...