Reali fiton derbin kryeqytetas

dardanmiftari | Tuesday, January 04, 2011 | 0 Komente

Ozil dhe Di Maria Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-2 kundër Getafes, në ‘derbin e vogël’ të kryeqytetit spanjoll.
Mbretërit kaluan herët në epërsi (11’) përmes Cristiano Ronaldos, i cili realizoi nga penalltia, ndërsa në zonë ishte ndalur në mënyrë të parregullt Angel di Maria. Di Maria ishte asistues edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi Mesut Ozil (19’), ndërsa Parejo vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 2-1 (29’).
Një asistim të bukur të Karim Benzemas e shfrytëzoi Cristiano Ronaldo për shënuar golin e tretë për mysafirët (57’) dhe për të vulosur rrjedhën e këtij takimi. Mirëpo, gjërat u përkeqësuan për Los Blancos pas përjashtimit të Alvaro Arbeloas me kartonin e dytë të verdhë (82’) dhe pas ngushtimit të rezultatin nga Juan Albin (85’).
Megjithatë, Mbretërit menaxhuan që deri në fund ta ruajnë epërsinë që u solli tre pikë të reja në kampionat.
Pas kësaj fitoreje, Reali ngritet në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Barcelona që mban pozitën e parë. Leite KakaVlen të përmendet që pas pesë muajsh mungese, në këtë takim u kthye nga lëndimi ylli brazilian Ricardo Kaka, i cili u inkuadrua në vend të Karim Benzemas në minutën e 76-të, ndërsa pati një rast shumë të mirë në minutat shtesë të ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...