Villarreal e Mallorca fitojnë, Atletico barazon
Ekipi i Villarrealit ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Almerias për të forcuar vendin e tretë në tabelë.
Me golat e Catalas (22’) dhe Valeros (58’), Nëndetësja e Verdhë shënoi fitore komode para tifozëve të vet.
Nga ana tjetër, Mallorca e ka mposhtur Herculesin me rezultat 3-0, kurse Zaragoza ka fituar kundër Real Sociedadit me rezultat 2-1.
Ndërkohë, Atletico Madridi ka barazuar pa gola kundër Racing Santanderit.
Category: Futboll