Robinho lëvdon shpirtin luftarak

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Një prej golashënuesve në fitoren prej 2-0 ndaj Catanias, Robinho, ka lëvduar shpirtin luftarak të skuadrës së tij, që me një lojtar më pak ia doli të shënojë edhe një gol tjetër ndaj Catanias në transfertë.
“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Ishte vështirë, sidomos ndaj një ekipi që di të mbrohet. Ne jemi të parët në renditje me 15-20 ndeshje pa përfunduar sezoni, duhet të vazhdojmë kështu”.
“Është vështirë të luash me dhjetë lojtarë dhe për mendimin tim Van Bommel nuk e meritoi kartonin e dytë të verdhë”, u shpreh Robinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...