Tottenhami, 26 milionë funte për Llorenten

dardanmiftari | Sunday, January 30, 2011 | 0 Komente

Tottenhami thuhet të ketë bërë një ofertë prej 26 milionë funtesh për shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente.
Sipas Daily Mail, menaxheri i Spursave, Harry Redknapp e ka bërë spanjollin një prej caqeve kryesore për këtë afat kalimtar dhe nëse jo gjatë janarit, ai do të tentojë ta transferojë gjatë verës.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Athletic Bilbaos kanë thënë disa herë se Llorente nuk është në shitje, por mbetet të shihet nëse do të refuzohet oferta e Tottenhamit. Për sulmuesin spanjoll janë të interesuar edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...