Ronaldo, rekord të ri me Realin

dardanmiftari | Thursday, January 06, 2011 | 0 Komente

Falë dy golave të shënuar ndaj Getafes të hënën, Cristiano Ronaldo ka 60 gola në 61 paraqitje në të gjitha garat në fanellën e Real Madridit, duke thyer kështu rekord të ri te klubi mbretëror spanjoll.
Sipas AS, kjo arritje e Ronaldos është më shumë se Ferenc Puskas (55 gola), më shumë se Di Stefano (52), më shumë se Pahino (50) dhe më shumë se Ronaldo origjinali (43).
Vlen të përmendet se superylli portugez është në rrugë të mirë për të thyer edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të La Ligas, pasi ai rekord mbahet nga Telmo Zarra dhe Hugo Sanchez (38 gola).
Pas gjithë këtyre golave dhe fanellave të shitura, shuma e paguar nga Reali prej 94 milionë eurosh nuk duket më qesharake, apo jo? Por, Real Madridi duhet ta transferojë që tani djalin e vogël të Cristiano Ronaldos, pasi që…nuk i dihet, mund të dalë më i mirë se babai i tij.


Top 10 golat e Ronaldos në fanellën e Realit

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...