Ancelotti: Torres i gatshëm për debutim

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Fernando Torres do të debutojë ndaj Liverpoolit të dielën, edhe pse italiani ka pranuar se është i pa sigurtë nëse spanjolli do të luajë nga fillimi.
“Ai është i gatshëm për Liverpoolin. Unë nuk e di nëse ai do të startojë apo do të hyjë gjatë ndeshjes. Natyrisht se unë dua ta marr këtë vendim dhe këtë do ta bëj para orës 15:00 të dielën”.
“Klubi bëri dy blerje fantastike me Fernando Torresin dhe David Luiz. Ne jemi vërtet të kënaqur, mendoj se tani kemi më shumë mundësi për të bërë më mirë deri në fund të sezonit dhe shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, u shpreh ‘Carlito’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...