Totti në dyshim për Interin

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Romës, Francesco Totti mund të mungojë në superderbin e të dielës ndaj Interit, gjithnjë sipas faqes zyrtare të klubit romak.
34 vjeçari nuk ka stërvitur të premtën për shkak të ftohjes, gjë që mund ta lë atë edhe jashtë ndeshjes që zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Roma aktualisht është në pozitën e pestë në Serie A, me nëntë pikë më pak se Milani. Totti ka pesë gola në 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...