Sahin: Neuer ndali gjithçka

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin beson se ekipi i tij është ndalur nga një njeri, portieri i Schalkes Manuel Neuer.
Dortmundi dhe Schalke barazuan pa gola në derbin më të madh lokal të Gjermanisë, atë të Nordrhein-Westfalen të quajtur ndryshe Rivierderbi. Dortmundi pati më shumë raste, por ishte Manuel Neuer ai që shfaqi paraqitje perandorake.
“Manuel Neuer ia siguroi vet një barazim Schalkes. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Kemi pasur shumë posedim dhe kemi luajtur mirë. Por aty ishte Nuer që ndali gjithçka”, ka thënë Sahin pas takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...