Torres: Nuk do të festoj nëse shënoj

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Transferi i ri i Chelseat, Fernando Torres ka thënë se ai nuk do të festojë nëse shënon ndaj ish-klubit të tij Liverpoolit, në debutimin e tij në Stamford Bridge të dielën.
I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp se nëse do të festonte golin, Torres tha: “Së pari unë duhet të luaj, e më pas të shënoj, kështu që disa gjëra mund të ndodhin, por kam respekt të madh për tifozët e Liverpoolit, dhe nuk mendoj se do ta festoj golin”.
“Unë nuk mund të them asgjë keq për njerëzit e Liverpoolit, sidomos për tifozët e Liverpoolit. Unë kam kaluar tri sezone fantastike dhe kurrë nuk do të them asgjë të keqe. Unë kuptoj hidhërimin e tyre, ata nuk e kuptojnë vendimin tim, por jam i sigurtë se pas disa ditësh, apo javësh, ndoshta nuk do të flas për arsyet, por për të ardhmen, dhe kjo falë tyre, i falënderohem shumë”.
“Për transferimin te Liverpooli kam vendosur 12 ditë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. Me të marrë vesh se Liverpooli dhe Chelsea ishin duke biseduar, unë kam kërkuar transferimin”.
“Të luaj ndaj Liverpoolit është situatë e çuditshme për mua. Unë kam stërvitur me ta një javë më parë. Kur u largova nga Liverpooli kam lënë shumë miqë, kështu që do të jetë sfidë e mirë. Presioni? Kam qenë në një situatë të tillë më parë kur kam nënshkruar për Liverpoolin, shumë para, shumë pritje, kështu që nuk është asgjë e re për mua. Jam më shumë se i gatshëm dhe tejet i ngazëllyer për jetën e re dhe epokën e re para meje, kështu që jam i gatshëm të filloj”, deklaroi Fernando Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...