Atletico, viktima e radhës

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Barcelona e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0 në derbin e javës së 22-të të La Ligas.
Lojtari i ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou ishte Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat e vendasve.I asistuar nga Dani Alves, argjentinasi hapi ndeshjen në minutën e 17-të. Ndërsa në minutën e 29-të shënoi për rezultatin 2-0, me të cilin u mbyll gjysma e parë.
Lojtari më i mirë në botë kompletoi het-trikun e tij në minutën e 79-të, kur portieri mysafir mbrojti goditjen e David Villas, por Messi reagoi shpejtë për të futur topin në rrjet.
Me tre pikët e reja, Barca distancohet në dhjetë pikë nga përcjellësi i parë, Real Madridi, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 22-të në Bernabeu kundër Real Sociedadit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...