Bllokohet Chelsea

dardanmiftari | Tuesday, February 15, 2011 | 0 Komente

Didier Drogba si rezervist Chelsea edhe zyrtarisht është jashtë garës për titull në Ligën Premier. Këtë verdikt e ka dhënë Fulhami që ndali në një barazim pa gola londinezët në ndeshjen e zhvilluar në Craven Cottage.
Blutë dominuan që nga fillimi i takimit, por Fulhami u tregua stoik në mbrojtje duke mos i lejuar asgjë rastit. Në këtë takim u dalluan Fernando Torres për paraqitje të tmerrshme, duke konfirmuar se nuk vlen 50 milionë funte, ndërsa shumë mirë luajti David Luiz. Ishte pikërisht Fernando Torres ai që në minutën e 51-të goditi transverzalen e Fulhamit. Para kësaj, spanjolli huqi edhe një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 70-të me Didier Drogban. Në fund të takimit Cech shpëtoi Chelsean nga humbja pasi ndali penaltinë e akorduar për Fulhamin në minutën e 93-të, të cilën e huqi Clint Dempsey.Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho i pranishëm në Craven Cottage gjatë ndeshjes Fulham-Chelsea.
Pas javës së 26-të Chelsea edhe zyrtarisht mund të përshëndetet nga titulli në Ligën Premier pasi është plot 12 pikë prapa liderit Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...