Cana optimist për të ardhmen e kombëtares

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Lorik Cana ka thënë se ai është optimist se kombëtarja shqiptare ka një të ardhme të ndritur.
Cana i ka bërë këto komente në prag të ndeshjes së sotme miqësore përballë Sllovenisë që zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës.
“Kam besim se me këta djem që po luajnë shumë mirë dhe në ligat përkatëse ne do të arrijmë shumë”.
“Unë ju kam thënë dhe para 4 vjetësh, pra në 2007, që ne jemi një ekip me elemente të rinj, ndërsa tani mendoj se kemi arritur pjekurinë e duhur dhe jemi konsoliduar si ekip”, ka thënë Cana, siç përcjell Albaniasoccer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...