Drogba të rikthehet te Marseille?

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Marseille pritet që të lansojë shumë shpejtë një ofertë për asin e Chelseat, Didier Drogba, në mënyrë që reprezentuesi i Bregut të Fildishtë të kthehet te klubi i tij i vjetër.
Daily Express shkruan se Marseille është duke tentuar që t’i ofrojë një kontratë të vlefshme 5 milionë funte në sezon sulmuesit Didier Drogba, për ta kthyer atë në Francë. Mendohet se mendjen sulmuesit për një transferim të tillë pritet t’ia mbushë transferi 50 milionësh, Fernando Torres.
“Natyrisht se Marseille e dëshiron rikthimin e Drogbas, por paga e tij do të jetë problem. Është një gjë në të cilën duhet të punojnë drejtuesit e Marseille”, theksoi një burim duke shtuar se klubi nga Velodrome llogarit në faktin se ‘Drogs’ do të pranonte shkurtim të pagës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...