Edhe Chelsea në garë për Ganson
Chelsea është duke shfaqur interesim të pa pritur për yllin e Santosit, Paulo Henrique Ganso, pasi vetëm pak ditë më parë ylli brazilian ishte konfirmuar si lojtar i ardhshëm i Milanit.
Ishte Adriano Galliani ai që pak kohë më parë deklaroi se kishte arritur marrëveshjen me Santosin për transferimin e Gansos gjatë verës, mirëpo kështu nuk mendon e përditshmja braziliane O Globo, që pohon se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke u marrë personalisht me rastin.
Thuhet se Abramovich është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit brazilian hiç më pak se 50 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente