Ferguson i zhgënjyer me disfatën e parë

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i sheh ndërprerjet si armën më të fuqishme të kundërshtarëve të së shtunës, nga të cilët është mposhtur.
“Natyrisht se jam i zhgënjyer. Ishte një ecuri e gjatë për ne. Lojtarët na kanë bërë krenarë dhe jemi të kënaqur për këtë, por në pjesën e dytë nuk funksionoi asgjë”.
“Kam thënë para ndeshjes dhe kjo qëndron edhe tani. Ata janë të shkëlqyer nga ndërprerjet dhe këtë e dëshmuan, ndërsa neve na kushtoi me disfatë”.
“Titulli? Ne nuk shikojmë njerëzit që janë nën ne. Ne po shikojmë në vetvete dhe ishte rasti për ne që të vazhdojmë ecurinë në të cilën jemi. Qëndrueshmëria që kemi treguar muajve të fundit ka qenë fantastike, kështu që kjo që ndodhi sot është zhgënjim i madh”, potencoi Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...