Wenger: Barazimi la dëme psikologjike

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë për barazimin katastrofal prej 4-4 ndaj Newcastle ku Topçinjt ishin në epërsi 4-0, se rezultati la më shumë dëme psikologjike se sa në renditjen tabelare.
“Matematikisht këto janë dy pikë, por psikologjikisht dëmi është shumë më i madh sepse të gjithë janë tejet, tejet të zhgënjyer në zhveshtore, por e ardhmja do ta tregojë këtë. Mendova se është më mirë ta mbrojmë rezultatin me një lojtar më pak, e jo të sulmojmë dhe ndihem pa fat për disa vendime të çuditshme, mirëpo nuk mund të bëj asgjë”.
“Nuk mund të tregoj sa i hidhëruar jam sepse askush nuk ka arritur ta bëjë kurrë këtë. Është shumë frustruese pasi ne luajtëm shumë mirë dhe kemi pasur rastin për të marrë tri pikë dhe të vazhdojmë së luftuari, ndërsa unë e kam ditur se pranë rezultatit 4-0, ndeshja ka mbaruar, mirëpo ne nuk mbajtëm nervat”, u shpreh francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...