Guardiola: Me këtë lojë jemi të dobët për Realin

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Lionel Messit në fitoren prej 3-0 ndaj Atletico Madridit, por aspak me atë ekipore, pasi që sipas tij me këtë lojë Barca mund të mposhtet nga Real Madridi.
“Në këtë ndeshje kemi pasur vështirësi. Ne nuk kemi dashur të shpërthejmë dhe zëvëndësimi i Forlan na vështirësoi punët. Të luajmë sikurse kemi luajtur ndaj Atleticos në finale të Coppa del Rey ndaj Realit, sigurisht se do të pësojmë humbje. Duhet t’i ndryshojmë gjërat kur do të luajmë ndaj ekipeve të mëdha, sikurse ndaj Arsenalit”.
“Nuk e di çfarë do të kishim qenë po që se nuk do ta kishim Messin. Ne do të ishim ekip i mirë, por jo deri në këtë masë. Të gjitha ekipet e mëdha kanë nevojë për një lojtar të tillë. Reali e ka pasur Di Stefanon, ne e kemi Messin. Është nder i madh të karhasohet me një njeri të tillë”.
“Rekordi i thyer? Nuk mund t’i tejkalojmë me tituj në Ligën e Kampionëve, por së paku mund ta bëj këtu me këto ndeshje”, tha Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...