Fillojnë bisedimet për duelin Haye-Klitschko?
David Haye mund të përballet në një prej dueleve më të mëdha në historinë e boksit ndaj Wadimir Klitschkos në fund të këtij viti, gjithnjë sipas paralajmërimit të fundit të boksierit britanik në Twitter.
Haye ka pohuar në rrjetin social se ekziston ‘dritë në fund të tunelit’ duke sugjeruar se bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar. Wadimir Klitschko mbron titujt e WO dhe IBF ndaj Dereck Chisoras më 30 prill, ndërsa ka lënë 2 korrikun si datë të hapur për një duel me Haye.
Nga ana tjetër për Haye kjo datë ishte e pa pranueshme pasi kishte një duel të detyruar ndaj Ruslan Chagaevit por uzbeku nuk do të jetë në gjendje për t’u përballur për shkak se vuan nga Hepatiti B. Ishte thënë se një duel me Alexander Povetkin është pranë, por ende nuk është arritur marrëveshja.
Kështu, nëse ndodh që David Haye të mos duelojë në muajt në vijim, atëherë është shumë e mundur që të arrihet marrëveshja sipas kërkesave të Klitschkos për një superduel gjigantësh.
“Per momentin duhet të bëj vetëm atë që kam për detyrë të bëj. Nuk dua të flas për këtë. Unë do ta lë Haye të shkruajë atë që do ai vet. Ndoshta mesjavën e kaluar gjërat mund të kenë ndryshuar drastikisht”, theksoi Adam Booth, trajneri i David Haye.
Category: Boks
0 Komente