Interi, Barca dhe Reali pas Pirlos?

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo është shndërruar në një prej caqeve kryesore për afatin kalimtar veror, pasi skuadra të mëdha evropiane dëshirojnë të shfrytëzojnë rastin për ta transferuar sa është duke i skaduar kontrata.
La Gazzetta dello Sport shkruan se interesimi më i madh për Pirlon vjen nga Anglia, me Manchester Cityn që dëshiron ta shohë Pirlon së bashku me Paton në paketën e transferimit të Mario Balotellit nga City.
Por, prapa nuk kanë mbetur as Real Madridi dhe Barcelona, të cilat nuk do të refuzonin pak kreativitet klasi në mesfushë. Pos tjerash mendohet se edhe Interi dhe Juventusi po e kërkojnë asin italian, me Leonardon që do të dëshironte të punonte përsëri me Pirlon, për të cilin një rikthim te Interi do të ishte i mirë se ardhur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...