Tevez nuk luan ndaj Portugalisë

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Kryetari i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, e ka marrë përgjegjësinë për ta lënë jashtë përbërjes Albiceleste sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, si dënim pas refuzimit të ‘Carlitos’ për të luajtur ndaj Brazilit.
“Mendoj se Tevez do të mungojë për shkak të qëndrimit të tij, kur refuzoi të luante ndaj Brazilit dhe pak pas u shfaq në fushë për klubin e tij”.
“Ky qëndrim nuk u prit mirë në stafin drejtues, pasi ishte shumë më e lehtë për të që të na thoshte se nuk dëshiron të luaj. Marrëdhëniet e Tevez me Maradonan? Kjo mungesë e Tevez nuk ka lidhje me Maradonan, ne nuk mund të shkojmë aq larg”, ka thënë Grondona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...