Juninho: Ronaldo, më i miri nga gjuajtjet e lira

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Legjenda e gjallë e gjuajtjeve të lira, Juninho Pernambucano, ka deklaruar për Goal.com se asi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është një prej më të mirëve nga goditjet e dënimit, ndërsa sheh Merengezët si favoritë për Ligën e Kampionëve.
“Kur luajta te Lyoni, më ndihmuan që ta përmirësoj teknikën e goditjeve të lira. Për momentin, ka shumë brazilianë të mirë si Ronaldinho dhe Roberto Carlos, pasi ata kanë talentin dhe cilësinë. Por, ju do të shihni se ka edhe shumë lojtarë tjerë. Ronaldo sot është një prej më të mirëve në botë nga gjuajtjet e lira”.
“Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Lyoni ka përparësinë psikologjike. Viteve të kaluara, Lyoni ia ka arritur ta eliminoj Real Madridin dhe besoj se ata kanë përparësinë mentale pasi dinë si të luajnë ndaj madrilenëve” deklaroi Juninho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...