Juve dëshiron Bosingwan
Juventus është i gatshëm të harxhojë para të majme për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Jose Bosingwa.
Daily Mail shkruan se mbrojtësi i Chelseat, Bosingwa, mund të jetë ‘viktimë’ e një transferimi 10 milionë funtesh te Juventusi gjatë verës.
Italianët janë admirues të kamotshëm të mbrojtësit të djathtë portugez dhe ishin përpjekur të nënshkruajnë me të dy vite më parë. Juve tash dëshiron të bëjë një ofertë të re për 28-vjeçarin, derisa vëzhgues të ekipit kishin përcjellë lojtarin në fitoren 2-0 të Chelseat ndaj Kopenhagës në Ligën e Kampionëve gjatë të martës.
Mbrojtësi erdhi në Stamford Bridge nga Porto në vitin 2008 për një shumë prej 16.3 milionë funtesh dhe ka edhe 16 muaj të mbetura në kontratën e tij.
Category: Futboll
0 Komente