Cesc: Do të bëj gjithçka për të luajtur në finalen e Kupës
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është i paepur të mos mungojë në finalen e Kupës Carling ndaj Birmingham Cityt.
Mesfushori spanjoll ka vuajtur nga problemet në gju gjatë 18 muajve të kaluar, probleme të cilat mbrëmë iu rikthyen dhe ai u largua nga ndeshja ndaj Stoke City pas vetëm 14 minutash lojë.
“Prej tash deri të dielën nuk do të fle nëse është e patjetërsueshme. Kam pritur shumë gjatë të jem kapiten i ekipit në një finale për Arsenalin dhe nuk do të heq dorë deri në sekondën e fundit”, ka shkruar Fabregas në faqen e tij në Twitter.
Category: Futboll
0 Komente