Megjithatë, Bale luan?

dardanmiftari | Sunday, February 13, 2011 | 0 Komente

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, e ka ndërruar mendimin e tij duke thënë se Gareth Bale dhe Rafael van der Vaart mund të jenë të gatshëm të luajnë në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Trajneri i Spursave më herët tha se Bale nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, mirëpo ai tash nuk e mohon mundësinë e rikthimit të tij nga lëndimi.
“Nuk e di, por specialisti mendon se Gareth do të jetë OK. Nëse ai ndihet mirë nesër, atëherë më pëlqen të mendoj se do të luajë”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...