Premier League, i fundit mposht të parin

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Lideri i Ligës Premier, Manchester United, është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i skuadrës së fundit në tabelë, Wolverhampton.
United krijoi epërsi të hershme (3’), kur Darren Fletcher asistoi te Nani dhe ky i fundit plasoi topin në rrjet.
Mirëpo, kjo epërsi e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e dhjetë, George Elokobi barazoi rezultatin.
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Kevin Doyle kaloi ‘ujqit’ në epërsi, dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Wolverhamptonin, pasi që në pjesën e dytë mysafirët nuk arritën të ndryshonin rezultatin.
Përkundër humbjes, Djajtë e Kuq do të vazhdojnë kryesimin me katër pikë më shumë se Arsenali dhe pesë pikë më shumë se Manchester City, që mbajnë pozitat dy dhe tre, respektivisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...