Serie A, fitojnë Lazio, Viola e Sampdoria
Fiorentina e ka shokuar Palermon para tifozëve sicilianë duke e mposhtur me rezultat 4-2.
Për vendasit shënuan Pastore (7’) e Nocerino (48’), ndërsa Viola fitoi me golat e Gilardinos (36’), Camporeses (70’), autogolit të Bovos (78’) dhe golit të Montolivos (88’).
Lazio ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Brescias, ndërsa edhe Udinese e ka mposhtur Cesenan në udhëtim me rezultat bindës prej 3-0.
Sampdoria i është kthyer fitores për të mposhtur Bolognan me rezultat 3-1, ndërsa Cagliari ka fituar kundrejt Chievos me rezultat 4-1.
Category: Futboll
0 Komente