Torres: Gerrard ma sugjeroi kalimin te Chelsea

dardanmiftari | Saturday, February 05, 2011 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka zbuluar se prapa vendimit të tij për t’u larguar nga Anfield është kapiteni dhe legjenda Steven Gerrard, i cili e ka dhënë ‘bekimin e fundit’ për kalimin e El Ninos te Chelsea.
“Gerrard është një prej të parëve që më ka telefonuar dhe më ka mbështetur, duke shpresuar për më të mirën për mua. Pa marrë parasysh nëse do të qëndroja apo nëse do të largohesha, ai më përkrahu dhe më ndihmoi, ndoshta për shkak se ai ka qenë më herët në të njëjtën situatë”.
“Ai është mik i mirë i imi që nga dita e parë e deri në ditën e fundit. Ai ka dashur më të mirën për mua dhe më ka thënë se pajtohet me cilindo vendim që do të merrja”, u shpreh Torres duke shtuar se ai nuk është tradhtar, ashtu siç e quajnë tifozët e Liverpoolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...