Trajneri serb pasues i Wenger te Arsenali?

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka aluduar se ai do të dëshironte ta shihte strategun serb Dragan Stojkovic në krye të klubit nga Emirates Stadium.
“Unë do të doja ta shihja Stojkovicin si zëvendësues timin. Ka njëqind arsye për këtë. Filozofia e futbollit të tij është pothuajse identike me atë timen. Ideta tona janë të njëjta dhe të dy e duam futbollin e përkryer. Unë e kam ditur se ekipet e tij luajnë futboll sulmues me shumë pasime. Ai e ka bërë këtë dhe po tregon se është trajner i madh”.
“Unë i kam thënë se nëse mund t’ua transmetojë imagjinatën e tij futbollistëve, atëherë do të kishte sukses. Stojkovic vjen në Londër së paku një herë në vit. Ne takohemi, flasim dhe tentojmë të mësojmë nga njëri tjetri. Është arritje e madhe për të që e fitoi kampionatin në Japoni (me Nagoya Grampus). Unë nuk e kam arritur këtë edhe pse e kam pasur atë në ekipin tim, që ishte lojtari më i mirë atëkohë”, deklaroi Wenger për Vecernje Novosti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...