Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Adriano i kërkon falje Romës

Sulmuesi i Romës, Adriano, ka kërkuar falje për sjelljet e tij dhe ka premtuar se është i gatshëm për gjithçka.
Braziliani është penduar për veprimet e tij të fundit, që përfshijnë vonesën e kthimit nga Brazili dhe mosparaqitjen në një vizitë mjekësore.
“U kërkoj falje të gjithëve për gjithçka që ka ndodhur”, ka thënë Adriano për Sky Sport Italia, duke sqaruar se mosparaqitja në vizitë mjekësore kishte qenë për shkak të ndërrimit të orarit të takimit.
“Kam gabuar që nuk jam paraqitur dhe e di këtë. Isha i inatosur, por u kërkoj falje fansave dhe të gjithëve. Shpresoj të rikuperohem sa më shpejtë që t’i ndihmoj Romës”, ka shtuar sulmuesi.